Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka pranuar ftesën e presidentit për korrigjimin e deklaratave.

 

Përmes një konference për mediat Haradinaj ka mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.

 

“Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi hjek për demarkacionin me Malin e Zi”.

Deklaratat e së hënës të presidentit nuk e kanë lëkundur aspak atë, pasi që tha se ata që e rrëzojnë njëmend qeverinë nuk flasin, vetëm e bëjnë këtë.

“Kush e ka njet me e rrëzu Qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës”.

 

Për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, Haradinaj mohoi të ketë bërë një premtim të tillë, teksa shtoi se ky i fundit do të bëhet vetëm ashtu siç thotë Kushtetuta.

 

E sa i përket deklaratave të fundit mbi atë se AKI ka dërguar informata të rreme në Gjykatën e Hagës, kryeministri tha se roli i saj është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe si e tillë, nuk duhet të lëshohet fare në deklarata të tilla duke u marrë me to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *