E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Haradinaj: I kemi përmbushur kriteret e vendosura nga BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaron se Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE. Sipas tij tashmë ccështja për liberalizimin e vizave është vetëm vullnet politik.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se Qeveria që ai drejton është përballur me shumë tema, që sipas tij nuk kanë marrë zgjidhje prej vitesh.

 

Reklamë

“Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite. Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluar për një kohë të gjatë. Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë