Subscribe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dërguar letër të gjithë  kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.

 

Përmes rrjetit social Facebook kreu  i ekzekutivit sqaroi se me anë të kësaj letre ka saktësuar qëndrimin e Prishtines  se bisedimet kane si qellim normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYEMINISTER I KOSOVES

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.

 

 

Një ditë më parë Haradinaj u ka dërguar letër ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësuesës së BE-së në Kosovë ku shprehet i prerë se Qeveria do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen disa kushte thelbësore.

 

Haradinaj kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian  të organizojnë një konferencë me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo konferencë sipas kreut të qeverisë duhet të fillojë sa më parë që është e mundur dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve.

 

Gjithashtu shefi i qeverise i kerkon Brueksleit  të  garantojë publikisht se do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosoves. Në të kundërt sipas haradinajt tarifa për produktet serbe do të rivendoset menjëherë nëse Konferenca nuk përfundon me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *