Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe familjes Jashari, kryeministri  Ramush Haradinaj në fjalën e tij ka thënë se  familja Jashari u shua për të ngjallur një komb të tërë.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se Jasharët dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çka kemi ne sot.

 

“Ne përkujtojmë me respekt sakrificën sublime. Ne themi urime për një ngjarje, sepse në mars u shua një familje për tu ngjallur një komb.  Sakfirica e Jasharajve solli kthesën historike. Jasharët dhanë gjithçka çka ishte e tyre për gjithcka çka kemi ne sot. Ai zgjohej kur të tjerët binin”.

 

Ndër të tjera kryeministri Haradinaj tha se liderët shtetëror ia kanë borxh Adem Jasharit të bashkohen.

 

Sipas tij, falë sakrificës së Jasharajve, Kosova i ka aleatët e Ushtrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *