E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj: Dorëheqjet e kryetarëve serbë nuk janë definitive

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve serbë të komunave, ku theksoi se ky nuk është një vendim përfundimtar.

 

Haradinaj këto komente i ka bërë tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

 

Reklamë

“Dorëheqjet janë e drejtë e të zgjedhurve dhe kryetarëve. Nuk e di a do të kualifikohet kjo si e tillë. Ato nuk janë definitive, dhe ne jemi duke i shqyrtuar”.

 

Kujtojmë se dorëheqje dhanë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë