Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Haradinaj: Dorëheqja ime testoi Kosovën, minishengeni po bëhet për të hequr taksën

23 Dhjetor 22:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj këtë të hënë ka bërë dhe bilancin e tij vjetor në lidhje me punën e bërë nga kabineti i tij.

 

Kreu i ekzekutivit të Kosovës është ndalur edhe te nisma e Shengenit Ballkanik, ku është shprehur mbajtja e taksës 100% kundër mallrave serbe nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Shengenin Ballkanin dhe reciprocitet, sipas tij po bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën.

 

Në reagimin e tij Haradinaj thekson se është e rëndësishme që orientimi i Kosovës të jetë drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal, drejt NATO-s dhe jo Rusisë.

 

“Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.

Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

Sukseset:

  1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
  2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
  3. Investitori i parë strategjik SOËI + Parku ITP – me Gjermaninë;
  4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
  5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.

Sfidat

  1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
  2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
  3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
  4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.

Dhimbje:

  1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.
  2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.

Krenari:

  1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.

Mësimet nga ky vit:

  1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.

  2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.”

Posted Under:
Kosova Rajoni
Tagged:
haradinaj Kosovë Minishengeni

Nga e njëjta kategori

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

më shumë...

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg infermierja

më shumë...

I ri shqiptar nga Kosova vritet me armë në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon babai

më shumë...

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh të një rrjeti të trafikimit të drogës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.