Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

 

Gjatë këtij takimi Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira bilaterale, si në aspektin ekonomik poashtu edhe në atë politik dhe ky është një shembull i mirë.

 

Gjithashtu ai ka përshëndetur progresin në raportet mes shtetit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë dhe ka vlerësuar se kjo do të ndikojë në një klimë më të mirë të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

 

Gjatë këtij takimi, u bisedua gjithashtu rreth rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për projektet konkrete si Autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë dhe pikë kalimet kufitare, të cilat do të lehtësonin lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

 

Kryeministri Haradinaj, theksoi se shtetet tona ndajnë aspiratat e njëjta për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke thënë se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe në BE.

 

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, fillimisht përgëzoi kryeministrin Haradinaj për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian, duke vlerësuar të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat.

 

Ai theksoi se Maqedonia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të shtetndërtimit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *