Subscribe

Dy ditë pasi ambasadorët e vendeve të Kuintit i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë dialogun, ka reaguar kryeministri në ikje Ramush Haradinaj.

 

Me anë të një postimi në twitter ai shprehet se Prishtina është e gatshme të rinise dialogun, por ai duhet të jetë pa kushte.

 


RAMUSH HARADINAJ


KRYEMINISTER I KOSOVES

 

 

“Jam dakord për nevojën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me temat për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte.

 

 

Ambasadoret e Frances, Gjermanise, Italise, Britanise dhe shteteve te bashkuara përmes një deklarate të përbashkët I bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangnin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfudimtare.

 

Diplomatet kerkuan nga Beogradi qe te heqe dore nga fushata kunder njohjeve te Kosoves.

 

Por ministri i jashtem serb duket se ka shperfillur kete kerkese.

 

 


IVICA DAÇIÇ

 


MINISTER I JASHTEM I SERBISE

 

 

“Nuk kemi dashur t’u shkaktojmë ‘dhimbje koke’ atyre që shkruan deklaratën e përbashkët, por mund të them që është marrë më shumë seriozisht se sa duhet. Deklarata nuk përmban asgjë të re, por vetëm presion i shtuar ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç.”

 

 

 

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërprerë në fund të vitit të kaluar për shkak të taksës ndaj mallrave serbe si dënim.

 

Tashmë Beogradi e ka kushtëzuar rifillimin e bisedimeve me pezullimin e tarifes 100 perqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *