Subscribe

Ramush Haradinaj ka lajmëruar nëpërmjet faqes së tij në facebook dërgimin ne Gjykatën Kushtetuesë të kërkesës për interpretim mbi kompetencat e tij dhe të qeverisë në ditët tranzitore deri në zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.

 

Haradinaj shton se qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, por me ketre gje të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

 

Kryeministri në detyre I bën apel edhe Presidentit Thaci dhe kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e duhur ligjor për shpalljen e datës së qre të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

 

 

Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

 

 

Opozita pretendon se Haradinaj me dhënien e doreheqjes pak kohë më parë e ka humbur te drejtën për të ushtruar funksionin e kryeministrit deri në zgjedhjet e reja ndërsa vetë Haradinaj pretendon të kundërtën.

 

Ai e dha dorëheqjen në momentin që I erdhi ftesa për tu marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës në lidhje me veprimtarine e UCK gjatë luftës.

 

Haradinaj ishte në Hagë por nuk iu përgjigj asnjë pyetje që iu bë nga gjykatësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *