Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se është takuar këtë të martë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për caktimin e seancës për shqyrtimin e Platformës për Dialogun Kosovë-Serbi, por jo edhe për tema tjera.

 

“Qëndrimet e mia i dini të gjitha lidhur me taksën. Pajtohem me Veselin që asnjë qeveri nuk mund t’i rrezikojë raportet më Amerikën. Unë e kuptoj një dëshirë për të ofruar një dalje, mirëpo arsye pse mbaj një qëndrim të tillë janë serioze dhe vendimin qeveritar e mbroj”.

 

Gjithashtu ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi ku ka theksuar se fajtor për mos vazhdimin e këtij procesi është kryekëput Serbia.

 

Haradinaj ndër të tjera knë këtë deklaratë për mediat ka folur edhe për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi,  duke thënë se përçarja për taksën ndaj Serbisë po paraqet probleme dhe mos unifikim ndërmjet faktorit politik të brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *