Kosova
Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia, çmenduri e kërcënim për Kosovën

Ish-kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngritur shqetësimin se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se armatosja e Serbisë është gjithashtu rrezik edhe për paqen e stabilitetin e rajonit si dhe prespektivën Euro-Atlantike.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë! RH”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




