Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas thirrjes së ambasadës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbë, duke ripërsëritur qëndrimin kundër shfuqizimit të taksës.

 

Haradinaj në reagimin e tij ka theksuar se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

 

 “Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”.

 

Ndërkohë më herët ambasada amerikane në Kosovë përmes një deklarate për media ka bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *