Subscribe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj akuzon shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini se ka shkaktuar trauma në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.

 

Ramush Haradinaj: Unë bëra shumë kujdes, që të mos them se cilat janë vështirësitë që Agjenda Europiane ka pengesa për t’u zbatuar por një vështirësi të madhe e kemi nga komisionerja Federica Mogherini për faktin se e ka devijuar dialogun me ndërrim të territoreve”. Federica Mogherini na ka shkaktuar trauma politike të brendshme e edhe në rajon. Fatkeqësisht një pjesë e energjisë time dhe të qeverisë time është dashur të shkohet atje dhe të kundërshtohet një temë si kjo.

 

Çështjen e shkëmbimit të territoreve kreu i qeverisë e diskutoi dhe me dy deputetë të Bundestagut gjerman. Peter Bauer nga partia CDU dhe Christian Schmitd nga CSU konfirmuan edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë kundër ndryshimit te kufijve.

 

Peter Bauer: E kemi prekur edhe temën për shkëmbim territoresh që ne e kundërshtojmë në çdo aspekt.

 

Sipas deputetëve gjermanë problemet nuk mund të zgjidhen duke krijuar një problem tjetër.

 

Christioan Schmidt: E ka gabim ai që mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, kjo do të krijonte shumë probleme tjera që do ta preknin edhe rajonin në përgjithësi”.

 

Ndërkohë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova është shprehur kundër taksës së Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë.

 

Nataliya Apostolova: Fatkeqësisht ka vendime kundër zotimeve të MSA-së. Është taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Tarifa 100 për qind nuk është vetëm shkelje e CEFTA-s por kundër frymës së MSA-së. Do ta dobësojë rrugën konkurruese dhe e bën më pak atraktive Kosovën për investime

 

Kryeministri Haradinaj nënvizoi se shpreson që vendimi për vizat të merret së shpejti, pasi Komisioni Evropian dhe Parlamenti kanë dhënë rekomandim pozitiv.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *