Një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçare kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi hapnin llogari të ndryshme në rrjetet sociale, duke vjedhur gjeneralitetet e personave të tjerë.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përrfshirë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet pas një hetimi tremujor, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The puzzle”.

Krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetase tjetër, bashkëpunëtore e tij.

Dy autorët dyshohet se janë të implikuar dhe në veprimtarinë kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve në të Dhënat Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një hetimi intensiv tremujor, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The puzzle”.

Si rezultat i tij, u bë ndalimi i shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin gjeneralitetet të shtetasve të ndryshëm, dhe krijonin llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *