Hapja e negociatave/ Soreca takim me Rudina Hajdarin: Duhet proces gjithëpërfshirës

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Rudina Hajdari.
Soreca nënvizoi se në komunikimin e zhvilluar online u diskutua veçanërisht për nevojën e një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë për të zbatuar vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.
“Në Ditën e Europës pata një takim të dobishëm me Rudina Hajdarin. Si Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ne diskutuam nevojën për të vendosur një proces gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.”




