E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hapja e negociatave për “Themeloret”, Rama: Moment historik, kurorëzim i përpjekjeve në fushën e mirëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e negociatat për grup-kapitujt me Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se ky është një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Reklamë

Reagimi i plotë:

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*

Reklamë

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma në administratën publike

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Prokurim publik

-Statistikat

-Kontrolli financiar

*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Shqipëria mbajti në Luksemburg Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e grup-kapitujve në kuadër të hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim. Shqipëria u përfaqësa në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë