Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e BE-së për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Ky vendim është konsideruar nga KASH si rikonfirmi i perspektivës së qartë europiane të Shqipërisë dhe mbështetjes financiare për tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID – 19.

 

KASH i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të ndërtojë pa vonesë konsensusin e plotë rreth një platforme të përbashkët kombëtare për antarësimin në BE. Po ashtu, ftoi të gjithë aktorët dhe faktorët vendas, politikë dhe jopolitikë të nxisin dhe bashkëpunojnë për hartimin e një axhende të shpejtë.

 

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet ngrohtësisht vendimin politik të datës 24 Mars 2020 të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për çeljen e negociatave të antarësimit ndërmjet saj dhe Shqipërisë. Ky vendim pozitiv është rikonfirmim i perspektivës së qartë europiane të Shqipërisë dhe mbështetjes financiare për tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID – 19 : po ashtu ai është shprehje kuptimplotë e marrëdhënieve të pazgjidhshmërisht të ngushta BE – Shqipëri. Me këtë rast, KASH i shpreh falenderimet më të mira të gjitha vendeve antare të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian, për këtë përkrahje dhe solidaritet solid me popullin shqiptar, në këto kohë sfiduese për gjithë njerëzimin. Me përgëzimet më të mira për këtë arritje, KASH i bën thirje klasës politike shqiptare që mbi bazën e këtij vendimi inkurajues të ndërtojë pa vonesë konsensusin e plotë rreth një platforme të përbashkët kombëtare për antarësimin në BE. Gjithashtu, KASH fton të gjithë aktorët dhe faktorët vendas, politikë dhe jopolitikë të nxisin dhe bashkëpunojnë për hartimin e një axhende të shpejtë, tërësore, gjithë përfshirës dhe konkrete për zbatimin sa më parë të të gjitha kushteve, me qëllim që të mundësohet nisja sa më e shpejtë e negociimit të kapitujve përkatës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *