Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një hap pozitiv qëndrimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave. Mirëpo, kreu i qeverisë theksoi se i takon diskutimeve pas 30 korrikut nëse do të hapen apo jo 100 për qind.

Sa i përket kushtit të opozitës që të mos preken rregullat për koalicionet parazgjedhor, Rama theksoi në “Twitter” se koalicionet nuk do të ndalohen, por do të standardizohen.

“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton. Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *