Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, një investim...

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda...

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet...

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë...

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet për shëndetësinë...

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë Dritan Goxhaj...

“Hapja e kufijve është përvojë më e mirë se grindja për to”

25 Qershor 20:50

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble, e ka porositur kryeparlamentarin e Serbisë, Ivica Daçiqin, që t’i zgjidhë konfliktet me fqinjët:

“Perspektiva e BE-së është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por pa zgjidhjen e konflikteve të pazgjidhura dhe pa stabilitet në Ballkanin Perëndimor Serbia nuk mund të ketë anëtarësim në BE”, theksoi presidenti i Bundestagut, të premten (24.6.) në Berlin, gjatë takimit me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, siç bëhet e ditur në një deklaratë për media të lëshuar pas takimit nga Zyra e Shtypit e Bundestagut.  Ai kujtoi se qytetarët në Evropë kanë pasur përvoja të mira kur nuk janë grindur për kufijtë,  por i kanë hapur ato, për të mirë të të gjithëve, ka thënë politikani demokristian, bën të ditur i njëjti burim.

Intensifikim i marrëdhënieve ndërparlamentare

Wolfgang Schäuble e quajti promovimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit në Serbi si një parakusht për një perspektivë konkrete për anëtarësim në BE. Schäuble sheh një mënyrë për të mbështetur zhvillimet në Ballkanin Perëndimor në bashkëpunimin midis dy parlamenteve. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë nuk dëshirojnë të japin leksione për të tjerët, por janë të gatshëm të japin këshilla, nëse ato mirëpriten, thuhet më tej në deklaratë.

Kryeparlamentari gjerman i ka lënë porosi mysafirit nga Serbia, që të intensifikojë marrëdhëniet  me Bundestagun pas zgjedhjeve federale dhe kapërcimit të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronës.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një demokracie parlamentare të fortë pluraliste. Shtetet demokratike duhet të sigurojnë që opozitës t’i jepen të gjitha të drejtat dhe që kushtet e konkurrencës në fushatën zgjedhore të bëhen të barabarta dhe të drejta për të gjitha palët, thuhet në deklaratë.

Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE qysh më 22 dhjetor 2009. Më 1 Mars 2012, Këshilli i BE-së i dha Serbisë statusin e kandidatit. Progresi i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën është një ndër kriteret kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Gjermania është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.. Disa ditë para takimit me Daçiq, Presidenti i Bundestagut Schäuble priti homologun e tij kosovar Glauk Konjufca./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Gjermania hapja e kufijve Kosova Serbia

Nga e njëjta kategori

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

më shumë...

Çarmatimi i Hezbollahut në qendër të marrëveshjes mes Libanit dhe Izraelit

më shumë...

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Turqia: SHBA-të duan që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

7:43

Nëse dikush ndihet rehat kudo që shkon,...

7:17

Aksident në Qafë Plloçë, shoferi humb drejtimin...

7:13

Stuhia sjell dëme në bujqësi në Korçë,...

7:12

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë,...

7:09

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka...

6:32

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i...

6:24

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë,...

6:19

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim...

6:02

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia...

5:48

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve,...

5:13

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima...

5:06

“Nga nesër, indeksohen pensionet”, Malaj: Shtohen fondet...

5:01

Pas përplasjeve të protesta, lihet i lirë...

5:00

Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi...

4:41

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga...

4:31

Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën...

4:29

Detajet/ Aksidenti me dy viktima në autostradë,...

4:12

Tjetërsim pronash në bregdetin e Durrësit, SPAK...

3:50

Enciklopedia Shqiptare gati në 2027, grupet e...

3:49

KQZ raporton tek “Ligjet”, Bylykbashi: Shteti dhe...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.