E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hapja e grup-kapitullit të tretë, reagon Marta Kos: Urime Shqipëri, një tjetër hap më afër BE-së

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka uruar Shqiëprinë për hapjen e grup-kapitullit të tretë, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

Në postimin e saj Kos thekson se kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve dhe një hap tjetër më afër BE-së

Reklamë

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Kujtojmë që sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Punëve të Jashtëme dhe Europës, Igli Hasani theksoi se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.

Në Konferencën ndërqeveritare, Shqipëria përfaqësohej nga ministri Hasani si dhe ministrja Adea Pirdeni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë