Kryefjalë e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike ishin akuzat ndaj ish kreut historik të kësaj force politike, Sali Berisha. Njësoj si kreu aktual i PD, Enkelejd Alibeaj edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko, akuzoi Berishën se bashkëpunon me Ramën e Veliajn.

 

Koalicionin me Ilir Metën, Bejko e cilësoi si tradhti historike nga Sali Berisha.

 

“Si mund të pranonim një ‘non grata’ nga Perëndimi. Si mund të pranonim ne që demorkatët të përfaqësoheshin nga një socialist si Ilir Meta. Ne nuk mund ta pranonin këtë poshtërim. Grabitqarin politik Ilir Meta Sali Berisha e ka futur në gjirin e demokratëve. Kjo është tradhti historike, një thikë pas shpine që i kë futur demokratëve dhe Shqipërisë Sali Berisha.

 

 Hiqni dorë nga sulmet mbi Partinë Demokratike. Hiqni dorë nga pengimi i PD në misionin e saj për integrimin e Shqipërisë. Sali Berisha hiqi duart dhe lëri demokratët të fitojnë. PD nuk është pronë e juaja.

 

Sali Berisha, e djathta shqiptare nuk ka lindur me ju dhe nuk ka për t’u shkatërruar nga ju. Jep dorëheqjen, i je futur një rruge të pashpresë dhe kërkon të futesh në këtë rrugë gjithë Shqipërinë”, tha Bejko.

 

Por ne, kurrsesi nuk mund tja jepnin këtë kënaqësi. Ne jemi këtu, pikërisht për të ndalur këtë pabesi. Ne jemi këtu, për ti thënë të gjithë shokëve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, Partia Demokratike është shtëpia e tyre dhe jo Levizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës.

E treta, kandidatura jonë në Tiranë është e vetmja alterantivë e së djathtës shqiptare në këto këto zgjedhje. Të gjitha të tjerët janë flamuj të majtë. Nga komunistët e deri të soclialistët.

 

Në këtë kuptim kjo garë, ka rëndësi edhe më të madhe për demokratët dhe të djathtën shqiptare. Nuk mund ta linim ne Tiranën në dorën e së majtës , sepse e dimë shumë mirë se cfarë shkatërrimi janë për të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të Tiranës.

 

Bejko u ndal dhe tek premtimet e kandidatit tjetër të opozitës, Belind Këlliçit duke thënë se qytetarët duhen trajtuar me respekt dhe nuk mund t’iu premtohet transport falas.

 

Në të njëjtën kohë ai e akuzoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” si bashkëpunëtor me kreun aktual të Bashkisë Tiranë.

 

E keni dëgjuar ju ndonjëherë Belind Këllicin të denoncojë ndonjë oligark apo ndonjë kullë?!! Si ka mundësi se bënë ndonjëherë? Është shumë e thjeshtë . Shefat e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ja lejojnë, sepse i kanë kanë të lidhura interesat me oligarkët e Tiranës dhe Shqipërisë. Belind Këllici, me keqardhje e them, është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane në Shqipëri. Po përdoret si levë e politikës së vjetër Meta -Berisha. duke përfaqësuar politikën e vjetër 33-vjeçare në Shqipëri . Prandaj, si Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje.

 

Bejko kërkoi votëbesimin e qytetarëve të kryeqytetit duke prezantuar programin e tij, i cili vjen dhe në formatin e një libri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *