Subscribe

Nga sot, në emër të së vërtetës, shumë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit do të transferohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave tek Autoriteti që do të informojë shqiptarët për krimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur gjatë diktaturës.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, theksoi se fondi do të bashkohet në mënyrë që të gjitha ngjarjet të zbardhen pa lënë hapësirë për manipulime e shantazhe.

 

Për drejtuesen e Autoritetit për informim mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit, këto dosje do të mundësojnë në të ardhmen edhe digjitalizimin e publikimin e tyre të plotë.

 

Marrëveshja për këtë bashkëpunim është nënshkruar sot, pavarësisht se dy institucionet kanë bashkëpunuar më herët si për dosjen e Musine Kokalarit, po ashtu edhe për grumbullimin e dokumenteve për dosje të tjera që pritet të hapen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *