Subscribe

“Shqipëria ka pasur 156 mijë spiunë”. Kështu ka deklaruar ish deputeti i PD Myslim Murrizi në studion e Spotlight, teksa ka folur për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve.

 

Murrizi tha se gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe mbi 2 mijë hetues, të cilët vrisnin pa ligj, në shkelje të Kushtetutës.

 

“Shqipëria nga 1948-1990 ka pasur 156 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Ka patur 32.800 oficerë dhe gati 2000 gjyqtarë apo hetues që kapërcenin edhe Kushtetutën e ’76-tës, pra vrisnin dhe prisnin pa ligj”, tha Murrizi.

 

Ish deputeti deklaroi se PS e djeshme dhe e sotmja kanë pasur bashkëpunëtor sigurimi të cilët kanë vërtetin nga komisioni “Bezhani”, por sipas tij ligji e pengonte të bëhej publik nga Autoriteti i Dosjeve.

 

Ndaj votimi i djeshëm, tha Murrizi, ishte një ndryshim në ligj që i hap rrugë Autoritetit të bëjë publik informacionet që disponon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *