Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë një lajm të mirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha thekson se ky është një lajm i mirë sa i përket sigurisë, në një kohë të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra të reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Postimi Bashës:

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishtë një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohë të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra të reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *