E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, reagon ashpër Turqia

Turqia dënon vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem.

Duke e cilësuar një hap të papërgjegjshëm, Ministria e Jashtme turke, përmes një njoftimi, vuri në dukje se udhëheqësit e një vendi që pësuan dhimbje të madhe për të fituar pavarësinë, kanë injoruar situatën e popullit palestinez, i cili i është nënshtruar okupimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut për dekada.

Mes të tjerash, në njoftim theksohet se: “Duke vepruar në një mënyrë të tillë, udhëheqësit kosovarë kanë shkelur rezolutat përkatëse të OKB-së lidhur me statusin e Jeruzalemit, si dhe status quo nën fushën e procesit të paqes dhe kanë dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat për paqe në rajon.”

Ministria gjithashtu e nxiti Kosovën që të heqë dorë nga “hapi i saj i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë