Bota
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem/ Bennett falënderon Kurtin

Kryeministri i ri izraelit, Naftali Bennett, në një letër të dërguar homologut Albin Kurti, falenderoi qeverinë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Bennett premtoi se do të ndihmojë Prishtinën zyrtare të mbrojë trashëgimitë kulturore duke i kthyer ato në qendra që vizitohen nga turistët.
Reklamë
“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik”, shkruan kryeministri izraelit në letren e tij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




