Bota
Hapi zjarr ndaj oficerëve pranë konsullatës izraelite, policia gjermane vret agresorin

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjte në Mynih të Gjermanisë. Autoritetet konfirmuan se një person i armatosur u afrua pranë konsullatës izraelite duke qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë.
Blutë iu kundërpërgjigjën agresorit duke hapur zjarr dhe ai ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Reklamë
Episodi mund të ketë lidhje me ceremoninë përkujtimore për 11 atletët izraelitë, të cilët u vranë gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut të vitit 1972 .
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se konsullata në Mynih ishte e mbyllur në momentin e të shtënave, ndërkohë që nuk pati te lenduar.vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




