Subscribe

PD akuzon Ramën se hapja e ekspozitave dhe shitja e veprave të artit  gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit e bën të pavlefshëm mandatin e tij.

 

 

Edi Rama e ka braktisur detyrën, për të hapur në Berlin një ekspozite të re për shitjen e krijimeve të tij, në shkelje të hapur të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, e cila detyron heqjen e mandatit për deputetin Edi Rama. Deri në vitin 2014, Edi Rama ka deklaruar zero lekë nga krijimtaria artistike. Pasi bëhet Kryeministër, Edi Rama, nis të hapë ekspozita në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Për 3 vjet rresht, në 2015-2016-2017, ka deklaruar 79 milionë lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si kryeministēr dhe si deputet. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, pērcakton në nenin 27 të tij se, “Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar”. Duke shitur krijmtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura të deklaruara 79 milionë, kryeministri Edi Rama ka vepruar në cilësinë e personit fizik tregtar, siç e përcakton ligji për të drejtat e autorit. Kjo përbën qartazi papajtueshmëri me funksionin e Kryeminstrit dhe deputetit, duke shkelur hapur Kushtetutën.

 

 

 

Deputetja Albana Vokshi gjatë një dalje për mediat kërkoi nga Kuvendi që ta konstatojë menjëherë këtë papajtueshmëri.

 

 

Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë i takon të mos sillet si vegël në duart e Edi Ramës, por të ushtrojë të drejtën e vet: të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit/deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës. Paligjshmëria, abuzimi me pushtetin dhe pasurimi i babëzitur janë 3 tiparet kryesore të Edi Ramës në krye të qeverisjes së vendit. Ai e tregoi këtë edhe pak kohë më parë, kur ne provuam me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për vilën superluksoze të Surrelit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *