E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hapet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë

Ilustrim · Vizion Plus

Pas thuajse dy dekadash pune është hapur zyrtarisht tuneli hekurudhor me i gjate dhe me i thelle ne bote. 57 kilometra i gjate, tuneli Gothard kalon ne Alpe dhe lidh dy zona te Zvicrës, Erstfeld me Bodion. Ne te do te udhëtojnë trena te shpejtësisë se larte, qe do te transportojnë mallra dhe pasagjere. Rreth 260 trena mallrash dhe 65 pasagjeresh do te kalojnë përmes tunelit ne me pak se 17 minuta. Tuneli qe ka kushtuar 12 miliard euro shihet si revolucion ne transportin evropian te mallrave qe realizohej nga nje milion kamionë ne vit. Pika me e thelle e tij shkon ne 2,3 km nen sipërfaqen e maleve e shkëmbinjve. Projekti per ndërtimin e tij u miratua nga votuesit zvicerane ne nje referendum ne vitin 1992 te propozuar nga grupet ambjentaliste. Inxhinieret e projektit treguan se kane shpërthyer dhe shkatërruar mbi 73 lloje shkëmbinjsh, masa e te cilëve shkon ne 28 milionë tone. Rreth 260 trena mallrash dhe 65 pasagjeresh do te kalojne përmes tunelit ne me pak se 17 minuta. Tuneli eshte me i gjate se ai Seikan ne Japoni, i dyti ne bote me gjatësi 53.9 km, ndërsa i treti renditet tuneli qe lidh Britaninë me Francën, 50, 5 km. Tuneli do te sjelle edhe përfitime ekonomike per Zvicren, pasi do te lehtësoje transportin e mallrave, do te zbusë trafikun, përmirësoje cilësine e ajrit, por do te rrisë edhe turizmin.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh