Subscribe

Është hapur pas shume orësh bllokimi, aksi kombëtar Elbasan – Librazhd, që lidh kryeqytetin e vendit me gjithë zonën juglindore. Mëngjesin e kësaj të premteje masivi i dheut qe bllokoi kalimin në afërsi të Xibrakës është pastruar, duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Por si të mos mjaftonte vetëm kjo, prurjet e shumta të lumit Shkumbin kanë dëmtuar dhe shembur pjesën e Argjinaturës me një distancë rreth 100 metra. Gjate inspektimit ne ketë segment, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto deklaroi se dëmtimi është shkaktuar nga punimet e dobëta kryer vite me pare. Megjithatë Drejtoria e Rrugëve, sipas ministrit do te nise riparimin e shpejte dhe mirëmbajtjen e saj. Për të shmangur aksidentet kalimi bëhet vetëm me një korsi, ndërsa janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës dhe nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut. Drejtoria e Policisë Vendore në Elbasani u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë në këtë aks rrugor. Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punëtorë, për çdo rënie materialesh në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *