Subscribe

Situata me reshjet e dëborës këtë të dielë në Qarkun Dibër paraqitet e qetë. Në aksin rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara.

 

Dhjetëra automjete u bllokuan si pasojë e reshjeve intensive të borës pasditen e të shtunës në rrugën e Arbrit. Disa makina rrëshqitën nga ngrica e dolën nga rruga.

 

Por në disa akse situata vijon të jete problematike. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Qafë Thore-Theth vijon rënia e ortekëvee duke krijuar vështirësi për kalimin e mjeteve dhe se dendësia e dëborës ka shkuar mbi 1 metër.

 

Ndërkohë në qarkun e Korçes ka pasur reshje debore gjatë natës. qarkullimi i mjeteve vijon normalisht dhe nga ana e bashkisë epo punohet ne mjete borepastruese dhe fadroma.

 

Për banorët problem vijon të mbetet energjia elektrike, e cila ka ndërprerje të shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *