E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hapet qendra e inovacionit

Të gjithë ata që janë të interesuar të paguajnë fatura të ndryshme, mund t’i kryejnë ato Online. Aktualisht janë rreth 260 shërbime qe mund të realizohen nga shtëpia, pa patur nevojë të pritet në radhë. Ne ceremoninë e përurimit te qendrës se inovacionit, kryeministri Rama tha se metoda e kryerjes së pagesave përmes internetit do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe çka është më e rëndësishmja, do të shmangë korrupsionin. Kryeministri sqaroi me tej se përmes kësaj risie, tashmë shteti do të jetë në gjendje të kryeje dhe kontrolloje çdo shërbim ndaj qytetareve. Ministrja e Inovacionit Milena Harito,  tha se qendra synon zhvillimin e aktiviteteve për informimin e të gjithë të interesuarve mbi zhvillimet, programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e teknologjisë në Shqipëri.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë