Subscribe

Përfundojnë punimet ne nje pjese te gjurmës se Unazës se Vogël te Tiranës. Duke filluar nga kjo e marte, segmenti pas Muzeut Historik deri pranë Bankës se Shqipërisë është i hapur për automjetet dhe qytetaret. Po ashtu edhe pjesa nga zona e 9-katesheve qe momentalisht lidhet me qendrën e kryeqytetit. Gjate inaugurimit te tre segmenteve, kryetari i bashkise Erion Veliaj, deklaroi standardet e reja te vendosura për ndërtimin e rrugëve ne Tirane. Edhe ne Unazën e sapondërtuar, do te ketë korsi te dedikuar për linjat urbane, për biçikletat, element orientimi për te verbrit dhe hapësira te mjaftueshme te trotuareve për këmbësoret. Kreu i bashkisë përsëriti afatet e përfundimit te Unazës se Vogël, qe lidhen me fillimin e punës per qendrën pedonale. Ne fund te majit, Unaza do te jete funksionale për te gjithë, ndërsa ne qershor nisin punimet ne qendër, te cilat do te jene te pjesshme. Per here te pare, Veliaj deklaroi faturën 2 milion dollarë për shpronësimin e godinës se INSIG-ut, prone e familjes Petrela. Ndërkohe ekspertet po diskutojnë formën e shembjes, pasi tritoli nuk është i rekomandueshme ne këtë zone te banuar. Pa deklaruar një shifër te sakte, Veliaj thekoi se ndërtimi i Unazës se Vogël, kushton me pak se vlera e shpronësimit. Sa i përket trafikut qe do te sjelle mbyllja e qendrës, kryebashkiaku sugjeroi përdorimin e mjeteve te tjera alternative, veç makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *