Subscribe

Fëmijët e Tiranës tashme kane nje ambient dedikuar tërësisht argëtimit te tyre. Ne kodrat e liqenit artificial është hapur këndi me i madh i lojërave per fëmijët. Si rralle here qindra fëmije te shoqëruar nga prindër e gjyshër janë argëtuar ne lojërat me te reja ngritur enkas per ta. Ne plot 4 mije metra katror janë vendosur lojëra zbavitëse te ndara sipas grupmoshave te fëmijëve. Ne çdo hapësire argëtuese tabelat rekomandonin per moshën e fëmijës qe duhej ti përdorte si dhe shoqërimin ose jo nga prindërit. Nuk kishte sportel ne hyrje te parkut dhe as pagese per t’u argëtuar. Krahas fëmijëve qe per here te pare kane nje vend vetëm per vete, pa lokale e kafe, po kaq mire ndiheshin prindërit dhe gjyshërit e tyre. Me veshje qe i përshtateshin festes, por dhe historisë se parkut te lojërave, kryetari Veliaj dhe bashkëshortja kane vizituar këndin e lodrave. Per Erjon Veliajn pjesëmarrja e qytetareve ne park eshte përgjigjja me e mire per referendumin kundër këtij projekti. Ndërsa protestuesit nuk munguan as sot. Nje nga kundërshtaret me te forte te parkut, Eljan Tanini, sot qëndronte i ndare nga pjesa tjetër e shoqërisë civile, ndosha per faktin se ai është fitues i nje projekti te Bashkisë. Tanini nuk heziton te beje vlerësime per parkun, ndërsa përpiqet te ruaje linjën e tij ende si aktivist. Tashme femijet e Tiranës, por jo vetëm, kane nje park lodrash ku mund te argëtohen. Nuk ka orare per te hyre ne te dhe as limite argëtime, sigurisht te monitoruar nga prindërit.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *