E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Hapet panairi i punës

Vite me pare te studioje për shkenca politike nuk ishte e thjeshte. Sot kjo dege është thuajse jashtë tregut ndaj te diplomuarit e kane te vështire te punësohen. Ne panairin e sapo hapur te punës, kjo e re e diplomuar për shkenca politike, pasi ka kaluar nje sere intervistash, shprehet e penduar per degën e zgjedhur vite me pare.

 

Por ka dhe nga ata te rinj qe mund te kenë zgjedhur degën e preferuar nga tregu, por kërkojnë një pune jashtë profilit për shkak te te ardhurave.

 

Reklamë

Ekonomiku, teknologjia e informacionit, inxhinieritë dhe arsimi profesional jane me te kërkuarat nga biznesi privat. Por ende sot shkollat nuk kane përshtatur programet e tyre sipas kërkesave te tregut te punës.  Ketë fakt e pohon kreu i “Biznes Albania’, i cili tregon problemet qe po ndesh biznesi me mungesën e  profesioneve te domosdoshme ne sektorë te ndryshëm.

 

Ministrja e re e Mirëqenies Sociale ne prani edhe te paraardhësit Blendi Klosi shprehu angazhimin e qeverise per rritjen e te punësuarve ne vend.

 

Gjate tre ditëve ne panair pritet te punësohen rreth 1 mije persona.

 

Më shumë video

Reklamë