Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita shkëmbejnë akuza...

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori nga Tirana,...

Hapet në Shqipëri qendra sportive Rafa Nadal, Rama: Krah akademisë së Manchester City, përgjegjësi e madhe

20 Qershor 08:35

Në një takim mes Rafa Nadal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, u njoftuan planet për hapjen kompleksit Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri. Durrësi do të presë një kompleks multi-sportiv që do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar.

Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën.

Vetë Rafa Nadal u shpreh i kënaqur me lajmin: “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri.  Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”.

Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester City dhe tha disa fjalë të mira për Rafën: “Ka shumë kampionë dhe profesionistë të mëdhenj në botën e sportit, por nuk ka shumë kampionë të jetës dhe të vlerave njerëzore si Rafa. Nga larg, gjithmonë kam pasur përshtypjen se Rafa ishte një njeri i madh, por tani kam edhe më shumë admirim për modestinë e tij dhe mënyrën se si ai i qaset jetës. Mendoj se vlera e kësaj qendre do të qëndrojë jo vetëm në të mësuarit e tenisit apo sporteve të tjera, por edhe në të ndihmuarit e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar se sa e rëndësishme është të jesh një profesionist dhe një person i mirë”.

Deri më tani, zgjerimi ndërkombëtar është mundësuar nga Akademitë dhe komplekset e quajtura Qendrat e Tenisit Rafa Nadal. Qendrat Sportive Rafa Nadal kanë lindur si një linjë e re qendrash sportive të frymëzuara nga Akademia Rafa Nadal (Mallorca) që vendosen pranë kompleksesh pushimi të klasit të parë, duke ofruar vlerë të shtuar për vizitorët, ose në qytetet ndërkombëtare, që synojnë të kënaqin dhe kërkesat e banorëve.

Me ambiente sportive moderne dhe me një gamë të gjerë programesh sportive, komplekset e Qendrës Sportive Rafa Nadal do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme për adhuruesit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Fëmijët dhe të rriturit do të mund të përfitojnë nga shkollat e tenisit dhe padelit, si dhe nga shërbimet e fitnesit, mirëqenies, shëndetit dhe restorantit, që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv, të shëndetshëm dhe mikpritës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Manchester City Rafa Nadal

Nga e njëjta kategori

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër, Edi Rama!

më shumë...

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo gjykime politike

më shumë...

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit të Gjuhës së Huaj, ja si të gjeni notën tuaj

më shumë...

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata vendos burg pa afat për gjashtë të arrestuarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

2:16

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita...

1:40

Shpërthimi me tritol në Balldre, arrestohet autori...

1:24

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

1:02

“Zvërneci”, opozita interpelancë me ministrin e Mjedisit,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.