E premte, 23 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hapet më në fund Bypassi i Fierit, zhbllokohet qarkullimi për shoferët

Më në fund pas një zvarritje prej një dekade, nga kjo e hënë është tërësisht i hapur për qarkullim Bypassi i Fierit.

Reklamë

Pandemia solli një pezullim të punimeve në këtë vepër publike, duke bërë që ato të shtyhen në kohë, por lajmi i mirë është se gjatë këtij sezoni verorë shoferët nuk do të hasin më radhë kilometrike përgjatë rrugës së Fierit.

Reklamë

Bypassi ka një gjatësi prej 22 km ndërsa shpejtësia e lejuar është 120 km/orë. Por bëni kujdes kur të qarkulloni në këtë aks, pasi rruga do të jetë e monitoruar me radarë.

Ministrja Belinda Balluku njoftoi se brenda muajit do të hapet edhe gara për projektimin dhe ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërsa vepra e dytë  për të cilën do të hapet gara është edhe rruga Milot-Fier.

Më shumë video

Reklamë