Subscribe

Tashmë autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë në dispozicion dy laboratorë për të kryer testimin e personave të dyshuar si me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha këtë të premte se laboratori i dytë do të jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ajo e cilësoi këtë një mundësi të mirë për të shtuar numrin e testimeve.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit. i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe e ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Ky laborator i çertifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve.”

Ministrja garantoi se edhe laboratori i dytë është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *