Subscribe

Paralelisht me punën intensive për rindërtimin apo rikonstruksionin e banesave të prekura nga lëkundjet e tokës, Bashkia e Tiranës nuk ka lënë pas dorë edhe infrastrukturën arsimore në këto javë te para të nisjes së vitit të ri shkollor.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi këtë herë kopshtin dhe çerdhen e re Nr. 34 në Kombinat, e cila frekuentohet nga 150 fëmijë.

 

Risia e këtij kopshti është jo vetëm ofrimi i shërbimit psikosocial, por edhe prania e mjekut që monitoron zhvillimin fizik të fëmijëve, e veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.

 

“Jam shumë i lumtur që logopedistët, psikologët, i gjithë stafi ynë ndihmës, do t’i kushtojë një hapësirë të veçantë fizike, por edhe kohore, të gjithë engjëjve tanë që kanë aftësi ndryshe, të cilët meritojnë të njëjtin shans për sukses, si gjithë fëmijët e tjerë të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

 

 

Veliaj tja se pasojat e tërmetit, por edhe të reshjeve të fundit, meritojnë një vëmendje dhe një reflektim për atë që i kemi bërë natyrës ndërsa kërkoi që ti jepet fund edhe zaptimit të hapësirave publike apo të institucioneve arsimore.

 

“Kemi shenjuar një moment ku, nga tani e tutje, asnjë gjeneratë e të rriturve nuk do guxojë të zaptojë një centimetër këndi lodrash, të një çerdheje, të një kopshti, të një shkolle, të një parku apo të një hapësire publike, lulishte mes pallatesh, e cila u është dedikuar çunave dhe gocave të këtij qyteti”, deklaroi ai.

 

 

Ai nënvizoi se gjatë këtyre pesë viteve, Kombinati ka pësuar një sërë ndryshimesh, të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës së gjithë komunitetit.

 

“Para 5 vitesh, Sharra digjej, tym e plehra, njerëzit nuk hapnin dot dritaret. Komuniteti i biznesit ka zgjidhur një nga krizat më të mëdha mjedisore si Landfill i Sharrës, i cili sot është bërë një pyll me 10 mijë plepa, duke zhdukur përfundimisht ndotjen. Rruga ishte si rrugë Afganistani, e sapobombarduar, me gropa. Për shkollë nuk bëhej fjalë fare; 800 fëmijët që janë sot tek “Betim Muço”, më parë shkonin të gjithë me furgonë tek 21-shi. Ditët më të mira për Kombinatin janë përpara, por kur mendoj çfarë kemi bërë këto 5 vite në Kombinat, jam i mbushur me entuziazëm”.

 

Duke u rikthyer edhe një herë tjetër tek tërmeti I fortë I javës së kaluar, Kryebashkiaku siguroi të gjithë banorët e prekur nga pasojat e tij se banesat e tyre të dëmtuara do të rindërtohen, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit..

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *