Komisioni i veprimtarive prodhuese ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri. Gjithashtu pjesë e komisionit ishin dhe deputetët e opozitës, pas bojkotit disa ditor.

 

Kreu i komisioni njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka thënë se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit.

 

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar. Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”.

 

Nga ana tjetër në fjalën e saj deputetja e PD, Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhet arnime në ligj, por vetëm të pranohet ose jo dekreti i Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *