E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hapet gara për kryeprokurorin, ja kriteret për kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli zyrtarisht garën për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

Këshilli miratoi rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve

4 jane kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm,  profesional,, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim, ku përfshihet përvoja në jetën akademike dhe tituj shkencorë.

Që prej Dhjetorit të vitit 2017, postin e kryeprokurorit e ka mbajtur Arta Marku, ndërsa interes për të qenë garues janë të paktën 5 prokurorë.

Reklamë

Në rend dite, këshilli miratoi kriteret dhe rregulloren për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Anëtarë të këshillit theksuan se SPAK kërkon prokurorët më të aftë dhe rregullorja garanton 6 javë për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve.

Sipas tyre, brenda 2 javësh nga mbarimi i afatit të shqyrtimit të dosjeve do zhvillohet intervista me kandidatet të kualifikuar.

Pas themelimit të SPAK, do të zgjidhet edhe kreu i këtij institucioni, ndërsa misionet e asistencës ndërkombëtare do të monitorojnë procesin e kandidatëve.

 

 

.

Vazhdo të lexosh

Reklamë