Subscribe

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për përzgjedhjen e një kompanie ndërkombëtare që do të mbikëqyrë punimet në koncesionin e parë pjesë të paketës “1 mld euro”, atë të rrugës së Arbrit.

 

Janë 446 milion lekë ose 4 milion dollarë që qeveria ka vënë në dispozicion për kompaninë inxhienerike që do të ndihmojnë ministrinë për të monitoruar hap pas hapi punimet në këtë vepër publike. Kërkesa e qeverisë është shpallur edhe në mediat ndërkombëtare, pasi siç ka deklaruar pak kohë më parë Ministri Damin Gjiknuri në një intervistë për Vizion Plus qëllimi është të përzgjedhë kompani serioze.

 

Në muajin qershor nisën zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Kostoja e ndërtimit të saj arrin në 33 miliard lekë. Por duket se fatura do të rritet me tej edhe nga shërbimi i konsulencës e mbikëqyrjes që do të ofrojë kompania e cila do të përzgjidhet.

 

Ofertat do të hapen në fund të muajit gusht. E njëjta praktikë do të ndiqet për kontratat e lidhura nëpërmjet skemës së partneritetit-publik-privat, çka do të thotë se gara e dytë do të jetë por rrugën Thumanë-Kashar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *