Është hapur gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).  Kreu i SPAK, Arben Kraja ka theksuar se gara është hapur dhe për strukturën tjetër të re të drejtësisë shqiptare, BKH.

 

Ndër të tjera Kraja ka bërë me dije se të gjithë të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të drejtuar grupin prej 60 hetuesish. Ndërkohë ai ka bërë apel se BKH-së i duhet një drejtues i aftë për të bashkëpunuar ngushtë edhe me SPAK si dhe kandidati fitues do të trajnohet në SHBA nga FBI.

 

Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. Në duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish.

 

Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *