Nga data 2 gusht hapet zyrtarisht gara për aplikimet e kompanive të interesuara që do të ndërtojnë aeroportin e 4-të në vend, atë të Sarandës.

 

Lajmi u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ofertat do të pranohen deri me datën 23 shtator.

 

Vlera e aeroportit arrin në 37 mln euro, para që do t’i investojë privati. Qeveria do të bëjë vetëm shpronësimet e banorëve që preken nga ky projekt.

 

Një muaj më parë nisi nga puna aeroporti i Kukësit, ndërkohë është lidhur kontrata me kompaninë fituese që do të nisë punën në atë të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *