Subscribe

“Pastroji paratë e tua të pista me artin tim”. Kjo është vetëm një nga veprat moderne, por konceptualisht të thjeshta, që kanë rrugëtuar nga Muzeu Ludvig i Budapestit, për të mbërritur në Tiranë. Një njeri i kthyer në një statujë që bie, si një thirrje kundër komunizmit, por edhe një familje që merr ngjyrën e vendit ku frymon e ku e vetmja gjë me dy ngjyra është dera e shtëpisë së tyre janë dy vepra të tjera, tërësisht ndryshe nga njëra tjetra si për të rrëfyer që politika dhe historia ndryshojnë edhe artistët.

Shumica e veprave që kemi përzgjedhur janë fotografi. Edhe pikturat janë inspiruar nga fotografitë. Përfshirë edhe instalacionin që ndodhet pas meje. Edhe ajo është fotografia e një familjeje që vjen në një formë tjetër arti, një një medium më modern. Por jam kujdesur që në këtë ekspozitë të sjell nga Muzeu Ludvig edhe vepra që janë realizuar para vitit 1989, për të dalluar qartë mënyrën e të bërit art dhe shndërrimin e tij në vite. nëse sot fotografia është një ndër mjetet kryesore të artit bashkëkohor, duke ushqyer edhe forma të tjera arti, ky ka qenë një koncept më i vështirë për artistët e para viteve ’89, që ishin më realistë.

Ekspozita që hap dyert për publikun pasditen e së premtes sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve 27 artistë që janë tanimë pjesë e një prej galerive më të njohura në botë, e që rrëfejnë të njëjtën histori rrugëtimi të artit, që përpiqet t’i shpëtojë metodave të realizmit socialist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *