Subscribe

Është çelur në vilën e diktatorit Enver Hoxha në ish-bllok, ekspozita “Fytyrat e diktaturës”.

 

Synimi i saj është ballafaqimi i përgjegjësve të krimeve të komunizmit, dukë filluar nga Anëtarët e Byrosë Politike Enver Hoxha, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo etj.  përballë qytetarëve shqiptarë.

 

Në murin e kësaj ekspozite vijnë emrat dhe fytyrat e të gjithë personave që ishin në pozicione vendimmarrëse, ose ishin përgjegjës të drejtpërdrejtë për shkeljet e të drejtave të njeriut, ekzekutimet, dënimet dhe persekutimet e qindra qytetarëve.

 

 

ÇELO HOXHA

DREJTOR I ISKK

Përqendrimi te viktimat i shoqërisë për 30 vjet të le përshtypjen sikur krimet që kanë ndodhur kanë qenë dukuri natyrore. Kur ndodh një krim ndodhin dy gjëra e para është kujdesi për viktimën dhe e dyta frenimi, arrestimi i autorit të krimit. Kështu veprohet kudo nëpër institucionet në Shqipëri e kudo nëpër botë. Ndërsa këtu në këtë krim historik nuk është vepruar kështu. Ka një lloj përqendrimi që nuk është i mjaftueshëm te viktimat dhe janë krejt në harresë, përgjegjësit e krimeve që zgjatën 5 dekada.”

 

Ekspozita pritet të prekë jo vetëm interesin e vizitorëve, por edhe të zgjojë te brezat e rinj reflektimin mbi historinë.

 

 

JONILA GODOLE

DREJTORESHE E IDMC

 

“Në këto 31 vite pas rënies së regjimit komunist jemi përpjekur që të ballafaqohemi me diktaturën vetëm në ato pak raste që kemi e kemi bërë vetëm më peshqit e vegjël. E gjithë vëmendja e opinionit publik ka qenë kush e spiunoi kë, kush ishte punonjës i sigurimit, por kush më njeh e di që unë kam thënë jo që nuk është vetëm sigurimi. Sigurimi ishte vetëm një nga aparatet ndihmëse, por ballafaqimi me të shkuarën duhet të fillojë nga kupola drejtuese nga byroja politike.”

 

Ekspozita u hap në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”  dhe do të qëndrojë e hapur për publikun e deri më datë 23 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *