Kulturë
Hapet edicioni i 9-të i simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës

Çelet sot në mbrëmje me një ceremoni simbolike edicioni i 9-të i simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës në Korçë.
Do të jenë 6 skulptorë pjesmarës në këtë edicion, të cilët për 10 ditë do të realizojnë krijimet e tyre artistike.
Reklamë
Kurator i këtij aktiviteti vazhdon Genti Tavanxhi, i cili përzgjedh artistët, ndërsa skulptori korçar Vladimir Topi ndjek ecurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie të përvitshme.
Si në edicionet e kaluara, skulpturat moderne mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




