Subscribe

Aksioni i Bashkisë së Tepelenës për lirimin e hapësirave të zëna nga shitësit ambulantë në zonën turistike të ujit të ftohtë, është shoqëruar me kundërshtinë e tregtarëve.

 

Tregtarët pretendojnë se po largohen nga aty vetëm për interes te një individi, i cili do të ndërtojë një kompleks në këtë zonë.

 

Ata thonë se janë në pritje të legalizimit të tokave dhe se nuk do të largohen nga aty në asnjë mënyrë.

 

Por kundërshtimet e tregtarëve nuk kanë zgjatur shumë,  pasi policia ka shoqëruar në komisariat dy prej tyre, ndërsa është bërë edhe konfiskimi i mallit që tregtohej aty.

 

Bashkia e Tepelenës sqaron se qëllimi i aksionit rritja e cilësisë së shërbimit në këtë zonë mjaft të frekuentuar nga turistet.

 

Projekti i bashkisë kap vlerën e 2 milion eurove dhe parashikon punësimin e mbi 50 personave. Aktualisht në zonën e ujit të ftohtë ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 40 shitës ambulant.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *