Subscribe

Në 26 Maj Tirana prezantohet ne Bienalen e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia. Projekti fitues “Hapësira zero” paraqet një pjesë të mjedisit urban, historisë dhe traditës së Tiranës përmes portave të vjetra të marra nga banesat e kryeqytetit, si element për të shpjeguar hapësirën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

 

“Me çelësin e dyerve do të takohemi në Venecia, është një fabul fantastike. Historia jonë duhet treguar, ndaj jemi të lumtur që po shkojmë ta tregojmë falë këtij grupi historik, i cili do na bëjnë shumë krenar. Në punën time qëllon që takoj shpesh shumë kryetarë bashkie të qyteteve më të zhvilluara, të cilët kanë infrastrukturën, pra tramin, metrotë, ndërtesat luksoze, rrugët me infrastrukturë shumë moderne, por s’kanë njerëz, s’kanë jetë. Nëse do të bëja një zgjedhje midis Tiranës me shumë sfida në infrastrukturë dhe një qyteti me infrastrukturë perfekte, por pa jetë, ku çdo gjë mbyllet në orën 5, padyshim do të zgjidhja Tiranën”.

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro sqaroi  se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale jo vetëm sjell një ide, por mbi të gjitha qytetari.

 

“Kati zero”, që ne në shqip i themi kati përdhes, atje ku ndodh gjithçka, ku është Tirana jonë me zhurmë, me ndryshim, pa zhurmë, me imazhe, me zërin e njerëzve që çdo ditë të jetojnë, çdo ditë të gëlojnë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë bashkë duam ta çojmë si një pasaportë në këtë ekspozitë botërore të arkitekturës”.

 

‘Hapësira Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prania e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishme kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *