Subscribe

“Hapësira zero” është projekti qe përfaqëson Shqipërinë ne Bienalen e Venecias. Ajo paraqet një pjese te mjedisit urban, historinë dhe traditën e Tiranës, ndërthurjen e te vjetrës dhe modernes. Erion Veliaj i shoqëruar nga ministria e kulturës Mirela Kumbaro tha se ekspozimi ne Bienale  është pasqyre e punës se Bashkisë se Tiranës vitet e fundit.

 

 “U ndjeva shumë krenar këtë javë në Tiranë. Tirana ishte një nga dhjetë vendet e rekomanduara nga “Lonely Planet” për t’u vizituar në vitin 2018. Ky projekt artistik është një antipastë e çfarë mund të presësh nga Tirana. Tirana sigurisht që nuk ka luksin, historinë apo trashëgiminë që mund të ketë Italia e Rilindjes dhe e epokave të lavdishme të së shkuarës, por është padyshim origjinale. Besoj që kjo eksperiencë origjinale e ka koncentratin e vet në këtë pavijon”, tha Veliaj, teksa e krahasoi projektin  “Hapësira zero”, që përfaqëson vendin tonë në Bienalen e Venecias, me një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe kulturë.

 

Veliaj u shpreh se ky prezantim do te ndikoje ne rritjen e vizitoreve ne Tiranë.

 

“Ndihem shumë mirë sot për gjithë skuadrën, tamam si një skuadër tipike tironse. Financat e ministrisë edhe të bashkisë janë modeste, por si tironsit nikoqirë, që gjithmonë gjejnë hapësirë që edhe në një sofër të vogël të ulin qindra njerëz, besoj se kjo është një sofër tipike tironse që ushqen shpirtërisht me art dhe me kulturë qindra njerëz që janë sot këtu, por edhe që do të vijnë në ditët në vijim”.

 

Kreu i bashkisë vlerësoi edhe pavijonin e Kosovës qe prezantohej me projektin e saj ne këtë Bienale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *